Chris Brown lut Obaman që ta ‘shpëtojë’ nga Filipinet (Video)

Chris Brown ka ngecur në kryeqytetin Manila të Filipineve pasi nuk po e lejojnë të kthehet me aeroplanin e tij privat.

ShowBiz

24/07/2015 12:00

Kjo ka ndodhur  për shkak se këngëtari ka anuluar një koncert për vitin e ri në këtë vend dhe kisha e vendit, që ka shumë ndikim në shtet, ia ka ndaluar fluturimin me avionin e tij privat.

Ai tashmë ka tri ditë që ka ngecur në Manila ndërsa ka filluar të mërzitet dhe bashkë me shokët e tij po bëjnë çmos për ta hequr mërzinë, transmeton Lajmi.net.

Në videon e postuar në Instagram, këngëtari shihet në gjunjë duke u lutur që ta lirojnë ndërsa në një video tjetër ai ka shkruar emrin e presidentit të Amerikës, Obaman, duke lutur që ta ‘shpëtojë’.

Brown ka treguar përmes statuseve në Twitter se ai nuk është fajtor për asgjë, pasi para tri ditëve ka mbajtur koncertin e anuluar në natën e Vitit të Ri.(Lajmi.net)
 brown2 brown1