Chris Bosh tregon historinë interesante nga përballja e parë me LeBron James

Legjenda e NBA, Chris Bosh, ka zbuluar disa detaje interesante për duelin e parë të tij me LeBron James.

Sport

05/05/2019 09:14

I pensionuari nga NBA, Bosh, pjesën që do të mbahet mend nga karriera e tij e ka bërë me skuadrën e Miami Heat, ku krahë LeBron James dhe Dwyane Wade kishin formuar ‘Treshen e madhe’.

Kjo treshe do të shkonte për të fituar dy tituj radhazi në NBA (2012, 2013) dhe në një pikë, këta të tre dukeshin të pandashëm.

Por, para treshes së madhe të Miamit, Bosh ishte një super yll në Toronto Raptors, ku në konferencë lindore përballej shpeshherë me Cleveland Cavaliers që udhëhiqeshin nga LeBron James.

Kështu, Bosh ka zbuluar detaje interesante për herën e parë që ishte përballur me një prej më të mirëve në histori, LeBron James.

“Ai i bënte të gjitha, i bënte të gjitha dhe me lehtësi. Kjo është një gjë që më ka mbetur në kokë, kur luajtëm asokohe” ka thënë fillimisht Bosh, transmeton lajmi.net.

“Ishte një presion që ndjenim të gjithë… por ai disi nuk e ndjente. Ai ishte në një tjetër nivel të qetësisë. Dhe, pastaj, gjëja tjetër që më kujtohet është ndoshta pakëz e qartë: Loja e tij” ka thënë tutje ish qendra e Miami Heat.

“Ai veçse kishte një lojë shumë të kompletuar. E kam fjalën, ne kemi atletë, gjuajtës, ngulitës, por vetëm njëri nga ta kishte pakon e kompletuar. Pas ndeshjes e pyeta trajnerin: ‘Trajner, kush është ky djali. “Ai? Është LeBron James” mu përgjigj ai” ka treguar ndër të tjerash Bosh.

Ndërkohë LeBron James po vazhdon të paraqitet në nivelet më të larta, kurse Bosh ishte detyruar të pensionohet para kohe, pasi një problem shëndetësor i ishte paraqitur lojtarit. /Lajmi.net/