Chisora vendos të rikthehet në ring, do të përballet me një shqiptar

Dereck Chisora ka vendosur që të rikthehet përsëri në ring, pas disfatës që pësoi ndaj Dillian Whyte.

Sport

11/03/2019 16:49

Chisora pritet të rikthehet në ring më 20 prill të këtij viti, dhe përballë do të ketë një boksier shqiptar.

Senad Gashi do të jetë ai i cili në ‘02 Arena’ do të mundohet t’ia shkaktojë Chisoras humbjen e parë në vitin 2019, transmeton lajmi.net.

Plani i Eddie Hearn kishte qenë që Chisora të përballej me ish kampionin e WBO, Joseph Parker, por planet nuk shkuan siç u mendua.

Tashmë, është e ditur se Dereck Chisora dhe Senad Gashi do të jenë përballë njëri tjetrit më 20 prill, në ‘O2 Arena’. /Lajmi.net/