Chiesa zbulon se në cilën pozitë preferon të aktivizohet

Ylli i Fiorentina, Federico Chiesa, ka dhënë disa komente rreth situatës aktuale të tij, te skuadra e Fiorentina.

Sport

06/04/2020 23:58

Chiesa shihet si një nga lojtarët me potencialin më të madh në Itali dhe paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Anëtari i skuadrës nga Firenze ka folur lidhur me rolin e tij te ‘Viola’, duke thënë se po mësohet si sulmues i dytë, por do të jepte më shumë nga krahët.

“Kam luajtur më shumë si sulmues i dytë këtë sezon sepse trajneri dëshironte ashtu. Nëse më lëvizin në krahë, unë mund të ndihmojë skuadrën më shumë”, ka thënë Chiesa.

“Nëse luaj në të majtë, unë akoma duhet të përmirësohem për t’u futur në zonë dhe të shutojë. Jam i mësuar të luajë në të djathtë”, ka shtuar italiani.

22 vjeçari lidhet me kalimin e mundshëm te skuadrat si Inter apo Juventus.

Mbetet të shihet nëse ai do të vendos që të largohet nga Firenze, ose nëse do të vazhdojë aventurën aty. /Lajmi.net/