Chiesa vendos rekord  të zi në Serie A

Federico Chiesa ka debutuar sot me fanellën e Juventus në Serie A.

Sport

17/10/2020 22:14

I transferuari nga Fiorentina, Chiesa, gjeti hapësirat e tij në ndeshjen ndaj Crotone, por jo gjithçka shkoi sipas planit.

Ishte minuta e 60’ kur anësori italian u ndëshkua me karton të kuq, përcjell lajmi.net.

Kështu, Chiesa bëhet lojtari i parë që ndëshkohet me karton të kuq në një debutim në Serie A.

Crotone dhe Juventus luanin me rezultatin e barabartë 1:1 kur lojtari u ndëshkua me karton të kuq. /Lajmi.net/