Chiesa: Italia pretendente për Euro 2020

Ylli italian në rritje, Federico Chiesa, ka dhënë disa komente për kampionatin evropian në ardhje, Euro 2020.

Sport

04/01/2020 16:32

Italia është kualifikuar për Kampionatin Evropian 2020, me një rekord perfekt në kualifikuese, ku mori totalin e pikëve.

Ylli i kësaj kombëtare, Chiesa, ka dhënë komentet e tij rreth favoritëve. Ai sheh Francën dhe Portugalinë si rivalët e Italisë për triumf në Euro 2020.

“Ndihem sikur jemi kombëtare shumë e fortë, dhe trajneri Mancini na ka mësuar neve shumë në vitet e fundit. Ai na tregoi si të luajmë, të mbajmë posedimin, dhe të kemi intensitet të lartë” ka thënë Chiesa, transmeton lajmi.net.

“Ka disa skuadra të forta, për shembull Franca, që fituan Kupën e Botës 2018, Portugalia me Cristiano Ronaldon, kështu që do të jetë vështirë.”

“Ne jemi skuadër e fortë, dhe mund të bëjmë mirë në Evropian” ka shtuar ndër të tjerash anëtari i Fiorentina.

Italia në Euro 2020 do të luajë fillimisht në një grup me Zvicrën, Turqinë dhe Uellsin. /Lajmi.net/