Chiellini thot se Italia është ende në ndërtim të identitetit

Me ardhjen e RobertoMancinit në krye të kombëtares, Italia duket se është duke punuar që të ndryshojë rrënjësisht.

Sport

09/09/2018 19:11

Në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kombeve, italianët nuk arritën më shumë se një barazim ndaj Polonisë (1:1).

Giorgio Chiellini ka folur rreth situatës në kombëtare dhe ka bërë të ditur se lojtarët dhe trajneri po punojnë çdo ditë për progres.

“Ne bëmë disa gabime dhe të gjitha rastet që Polonia krijoi ishin prej gabimeve tona. Ne të gjithë jemi këtu për të punuar, të rritemi dhe të arrijmë rezultate pozitive” ishin fjalët e mbrojtësit të Juventus.

Chiellini luajti për 90 minuta në ndeshjen ndaj Polonisë, duke pasur një paraqitje stabile./Lajmi.net/