Chiellini: Ndeshja ndaj Realit, më e madhja në karrierën time

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se ndeshja e skuadrës së tij ndaj Realit padyshim që është ndeshja më e madhe në karrierën e tij.

Sport

11/05/2015 22:37

Giorgio Chiellini ka thënë se ndeshja e Juventusit me Realin është ndeshja më e madhe në karrierën e tij.

“Ne e presim me padurim ndeshjen e së mërkurës. Kjo është ndeshja më prestigjoze dhe më e rëndësishme që do të luaj me Juventusin”.

“Unë kam qenë këtu për një dekadë, ndërsa kanë kaluar 12 vite që kur kemi qenë për herë të fundit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve”, përfundoi Chiellini.