Chiellini ka frikë nga Bayerni

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini dëshiron që skuadra e tij t’i shmanget ballafaqimit me Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/03/2015 14:04

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini dëshiron t’i shmanget ballafaqimit me Bayern Munichut në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët u kualifikuan në mesin e tetë skuadrave më të mira në Evropë pas triumfit ndaj Borussia Dortmundit me rezultat të përgjithshëm 5:1.

Por, Chiellini ka pranuar se në shortin e së premtes dëshiron t’i shmanget duelit me kampionin e Bundesligës.

“Nëse mundem, do t’i shmangesha Bayernit”, deklaroi ai.

“Por, ne prapë do ta përcjellim shortin me emocione të mëdha”, theksoi Chiellini.