Chiellini e sheh Interin si klubin më të mirë në Itali

Giorgio Chiellini ka folur në lidhje me trofeun e Seria A për sezonin tjetër.

Sport

13/06/2022 15:30

Chiellini lojtari tashmë i Los Angeles FC në një intervistë në Itali, u pyet në lidhje se cili ekip do të fitojë Scudetton sezonin e ardhshëm.

Ai sheh Interin si klubin më të mirë në Seria A pavarësisht që nuk u shpallë kampionë sezonin që lamë pas, por për trofe nuk dha mendimin e tij.

“Interi është përpara të gjithëve pavarësisht se ka humbur këtë kampionat. Interi është ekipi më i fortë duhet ta pranoj. Por, do të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm”, tha Chiellini, përcjell lajmi.net.

37 vjeçari sezonin e ardhshëm do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në MLS te Los Angeles FC./Lajmi.net/