Chiellini befason me deklaratën e tij për kafshimin që ia bëri Suarez

Giorgio Chiellini ka deklaruar se admiron sulmuesin e Uruguait, Luis Suarez, për kafshimin që i bëri italianit në ndeshjen e Kupës së Botës së vitit 2014.

Sport

22/05/2020 16:51

Luis Suarez gjatë ndeshjes Itali – Urugai kishte kafshuar Chiellinin, ky moment nuk ishte vërejtur nga gjyqtarët, por më vonë atij i është dhënë një ndalim prej katër muajsh nga futbolli, duke iu ndaluar edhe paraqitjet për kombëtaren për nëntë ndeshje.

“Inati është pjesë e futbollit, nuk do ta quaja jo legjitime. Për të kaluar një rival, duhet të jesh i zgjuar”, ka shkruar në librin e tij kapiteni i Juventusit, përcjell lajmi.net.

“Unë e admiroj dinakërinë e tij”, shtoi ai. “Nëse ai e humb atë, ai do të bëhej një sulmues i zakonshëm”.

Chiellini gjithashtu tha se asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur atë ditë në Kupën e Botës.

Vlen të kujtohet se ndeshja mes Italisë dhe Uruguait ishte fituar nga këta të fundit 0-1, me një gol të shënuar nga Diego Godin në minutën e 81’./Lajmi.net/