Chicharito, në radar të Realit

Javier Hernandez ka rënë në radar të Real Madridit. Në pamundësi për ta transferuar Radamel Falcaon, gjiganti madrilen ia ka mësyrë sulmuesit të Manchester Unitedit.

Sport

31/08/2014 16:25

Javier Hernandez, më i mirë i njohur si Chicharito, pritet të largohet nga Manchester Unitedit, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Dhe, mediat e huaja kanë filluar të spekulojnë rreth së ardhmes së sulmuesit meksikan.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Los Blancos ia kanë mësyrë përfaqësuesit meksikan, në pamundësi për ta transferuar kolumbianin Radamel Falcao.

Gjithashtu, në radar të ekipit nga Santiago Bernabeu ka rënë edhe Alvaro Negredo i Manchester Cityt.