Chicharito, lojtari më i mirë i Realit në pjesën e parë

Real Madridi është duke vuajtur shumë në takimin ndaj Atletico Madridit, pasi si duket po i mungojnë lojtarët e lënduar.

Sport

22/04/2015 21:37

Real Madridi zhvillo një pjesë të parë jo të mirë kundër Atletico Madridit, edhe pse kishte raste më të mira për të shënuar gol sesa mysafirët.

Dhe, padyshim se një gjë e tillë vjen pasi Los Blancos janë pa shumë lojtarët kryesor në këtë takim.

Sidoqoftë, Chicharito pa asnjë pikë dyshimi është lojtari që ka treguar performancë më të mirë për Realin në këtë pjesë të parë.

Ai është duke vrapuar dhe lojtari që po  mundohet më shumë nga të gjithë, në krahasim me të tjerët si Isco, James e Ronaldo të cilët po qëndrojnë të qetë.