Chevrolet konfirmon Matan

Sponsori i Manchester Unitedit, Chevrolet mund t’i prishë punët me David Moyesin pasi konfirmoi para kohës se klubi ka transferuar Juan Matan nga Chelsea. United arriti marrëveshje me vlerë prej 37 milionë funte për blerjen e Matas, por ende nuk ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll në Old Trafford. Mirëpo, kompania e veturave amerikane Chevrolet…

Sport

24/01/2014 09:35

Sponsori i Manchester Unitedit, Chevrolet mund t’i prishë punët me David Moyesin pasi konfirmoi para kohës se klubi ka transferuar Juan Matan nga Chelsea.

United arriti marrëveshje me vlerë prej 37 milionë funte për blerjen e Matas, por ende nuk ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit spanjoll në Old Trafford.

Mirëpo, kompania e veturave amerikane Chevrolet ka postuar në Twitter se blerja e Matas është kryer.

“Mirë se vjen në #MUFC, sulmuesi Juan Mata. Çka mendoni ju për këtë transferim?”, shkruante në llogarinë zyrtare të Chevrolet në rrjetin social Twitter.

Por, derisa vinin shumë përgjigje, postimi fillestar u hoq dhe u zëvendësua me një kërkim falje, me Chevroletin që kishte shpresuar se Moyesit nuk e ka parë njoftimin e parakohshëm.

“Kërkojmë falje. Jemi ngut pak sa me një anëtar të ri të mundshëm të Manchesterit. Të presim lajmin zyrtar”, ishte postimi tjetër.