Cheryl tregon të vërtetën rreth operacioneve plastike në fytyrë

Cheryl ka mohuar të ketë kryer operacione plastike në fytyrën e saj.

ShowBiz

11/01/2019 23:45

Këngëtarja ishte befasuar kur pa komentet rreth pamjes së saj në Twitter, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Cheryl ka mohuar të ketë kryer ndonjë operacion në fytyrën e saj, duke thënë se kjo pamje e saj është nga fytyra e zbehtë për shkak se kishte vetëm pak orë gjumë.

Duke thënë se ajo kishte qëndruar deri në orët e vona duke lexuar komentet rreth saj në Twitter, 35-vjeçarja tha për “Mail”-“E vërteta është se unë pata pak orë gjumë atë natë, gjë që kurrë nuk është e mirë”.

Fansat kishin shtuar spekulimet rreth ndërhyrjes kirurgjike në fytyrë pas paraqitjes së Cheryl në “Capital Radio”, në nëntor.

Këngëtarja ka mohuar këto thashetheme, madje tregoi se në videoklip kishte përdorur një parukë. /Lajmi.net/