Cheryl shkëlqen në paraqitjen e parë publike pas ndarjes nga Liam Payne

Çifti Cheryl dhe Liam ditë më parë njoftuan për ndarjen.

ShowBiz

10/07/2018 09:21

Ata kishin bërë publik lajmin përmes një deklarate në rrjete sociale, duke kërkuar që t’a ruajnë privatësinë e djalit, shkruan lajmi.net.

Liam në paraqitjen e parë publike ishte parë i mërzitur, por e kundërta ndodhi me Cheryl, e cila u shfaq e lumtur.

E veshur me një fustan ngjyrë portokalli, Cheryl dukej mahnitëse, ndërsa paparacët kanë marrë disa fotografi të saj.

Kujtojmë që çifti ishin përfolur prej kohësh se lidhja e tyre është në krizë, ndërsa kanë befasuar me lajmin për ndarjen. /Lajmi.net/