Cheryl Cole bjonde në reklamën e re për L’Oreal

Cheryl Cole është bërë bjonde dhe ka shkëlqyer në reklamën e re të ngjyrave për firmën franceze L’Oreal.

ShowBiz

08/04/2014 19:00

Këngëtarja britaneze, Cheryl Cole ka ngjyrosur flokët për reklamën e re të L’Oreal Paris Feria Extreme Ombré. Ajo është bërë bjonde dhe thotë se ndihet më e lumtur si e tillë.

Cheryl ka bërë inçizimet e reklamës më të re për ngjyrën e flokëve Feria Extreme të L’Oreal, ku ka shkëlqyer në rroba të zeza dhe grim të errët, që shfaqnin edhe më shumë ngjyrën e re më të bardhë.

Si pjesë e kampanjës, Cheryl do të paraqitet në filmin e parë të saj me muzikë për firmën, film ky i cili bazohet rreth një ‘beteje’ me volumin e flokëve të saj dhe volumit të këngës që është përzgjedhur.