Chelseas po ia marrin super lojtarin

Chelsea mund të humbet një lojtar tejet të rëndësishëm në verë.

Merkato

24/04/2019 09:40

Chelsea mund të mbetet pa Kurt Zouman, që aktualisht është në huazim te Everton.

‘Toffes’ kanë bërë me dije se mbrojtësi francez do të jetë prioriteti i tyre kryesore për afatin kalimtar të kësaj verës, përcjell lajmi.net.

Zouma është në huazim te Evertoni deri në fund të këtij sezoni, ndërsa Chelsea nuk është e interesuar në shitjen e tij.

Por, e ardhmja e mbrojtësit francez do të vendoset pikërisht nga vet ai, nëse dëshiron të luajë për Blutë e Londrës apo te Everton. /Lajmi.net/