Chelsea vs Man Utd ose Hazard vs Januzaj

Chelsea dhe Manchester United do të mbështeten tek Eden Hazard dhe Adnan Januzaj për një veprim që mund ta përcaktojë ndeshjen të dielën, sipas ish mbrojtësit të Liverpoolit, analist në Sky Sports, Jamie Carragher. Të dyja ekipet kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Premierligë dhe u ndanë 0:0 në Old Trafford në…

Sport

15/01/2014 20:38

Chelsea dhe Manchester United do të mbështeten tek Eden Hazard dhe Adnan Januzaj për një veprim që mund ta përcaktojë ndeshjen të dielën, sipas ish mbrojtësit të Liverpoolit, analist në Sky Sports, Jamie Carragher.

Të dyja ekipet kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Premierligë dhe u ndanë 0:0 në Old Trafford në takimin e parë të sezonit.

Derisa fushata e Unitedit për mbrojtjen e titullit është e zbehtë, kandidatura e Chelseas është mjaft serioze dhe skuadra e Jose Mourinhos ka vetëm dy pikë më pak se lideri Arsenal.

Mirëpo, Carragher pret një tjetër ballafaqim të ngushtë në takimin e skuadrave në Londër dhe beson se Hazard ose Januzaj mund të bëhen hero.

Belgu 23-vjeç Hazard ka realizuar tri gola në katër ndeshjet e fundit në ligë për Chelsean dhe Carragher lavdëroi aftësinë e tij për të ndërruar kahjen e lojës në favor të ekipit të Mourinhos.

Hazard është një prej futbollistëve më të dalluar tek Chelsea

“Hazard ka qenë futbollisti më i dalluar i Chelseas, nuk ka dyshim për këtë”, deklaroi Carragher. “Sezonin e kaluar ai ishte një prej pesë ose gjashtë futbollistëve më të mirë në ligë dhe ishte në garë me nominimin për çmimin e PFA’së, për futbollistin e vitit. Nëse vazhdon të luajë kështu siç ka bërë deri më tani do të jetë sërish në garë”.

Talent

Kurse, Januzaj e ka impresionuar Carragherin me pjekurinë dhe temperamentin e tij. Ky është sezoni i parë i 18-vjeçarit me ekipin e parë të Unitedit, pas ‘prezantimit’ fantastik kundër Sunderlandit.

Ylli kosovar ka siguruar statusin e titullarit në ekipin e menaxherit David Moyes.

“Është një garë mes Januzajt dhe Wayne Rooneyt se cili ka qenë futbollisti më i mirë i Unitedit këtë sezon por derisa Rooney ka munguar në javët e fundit, Januzaj e ka shpejtuar ritmin”, u shpreh ish mbrojtësi i Liverpoolit.

‘Paraqitja në Manchester United në një moshë të tillë dhe presioni që vjen me të (është mbresëlënës) por ai nuk është thjesht duke luajtur, por është futbollisti më i mirë i ekipit, për momentin. Për një djalosh që hyn në një ekip me një histori të tillë dhe shfaqet si futbollisti më i mirë në një periudhë të vështirë, kjo tregon talentin e djaloshit”.

Januzaj është futbollisti më i mirë i Unitedit, këtë sezon

Edhe pse Januzaj mund të përdoret nga bankina të dielën, Carragher pret që ai dhe Hazard, pasi të jenë në fushë, të zhvillojnë një betejë në mesfushë, që mund të jetë pjesë e strategjive të menaxherëve.

Mençuri

Analisti i Sky Sports dyshon se nikoqiri mund të dalë fitues në ndeshjen që mund të jetë vendimtare për ambiciet e të dyja skuadrave për pjesën e mbetur të sezonit.

“Januzaj mund të luajë në të majtë, në të djathtë, ose në qendër. Nëse luan në të majtë do të jetë një detyrë e vështirë kundër një mbrojtësi si Branislav Ivanovic, i cili është shumë i fuqishëm, por si futbollist i ri ai është i mençur sa duhet që të merr një pozitë të mirë, të hyjë brenda dhe të del nga e djathta. Kjo është e ngjashme me atë që do të bëjë Chelsea me Hazardin”.

Dje futbollist, sot analist, Jamie Carragher

“Është diçka që bënë një mesfushor modern i krahut. Është një ndeshje e madhe. Ndeshje e madhe për Unitedin sepse edhe pse mendoj se jam pak sa të pafuqishëm për titull, rikthimi në katër pozitat e para është arritje e madhe pasi Tottenham, Liverpool dhe Everton janë aty. Dhe, është një ndeshje e madhe për Chelsean, të cilët i kam zgjedhur në fillim të sezonit si fitues të titullit. Por, mendoj se ju mund të favorizoni Chelsean për shkak të formës në të cilën gjenden”.