Chelsea vazhdojnë të zhgënjejnë, ndahen baras me Fulham

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Chelsea dhe Fulham. ‘Blutë e Londrës’ vazhdojnë të dështojnë, këtë xhiro kanë ndarë pikët me Fulham, pas barazimit pa gola, 0:0, shkruan lajmi.net. Chelsea nuk po arrin të këndellet, duke zhgënjyer me rezultate edhe pas 21 ndeshjeve. Ata sot u ndanë baras pa gola me Fulham. Për 90 minuta lojë Chelsea…

Sport

03/02/2023 22:54

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Chelsea dhe Fulham.

‘Blutë e Londrës’ vazhdojnë të dështojnë, këtë xhiro kanë ndarë pikët me Fulham, pas barazimit pa gola, 0:0, shkruan lajmi.net.

Chelsea nuk po arrin të këndellet, duke zhgënjyer me rezultate edhe pas 21 ndeshjeve.

Ata sot u ndanë baras pa gola me Fulham.

Për 90 minuta lojë Chelsea tentuan të shënojnë në disa raste, por nuk ishin të saktë.

Kai Havertz kishte mundësi të zhbllokonte sfidën, por goditja e tij ishte jashtë portës.

Kurse, Fulham gjithashtu krijuan mundësi të mira në drejtim të portës së Kepa Arrizabalaga, por nuk u treguan konkret.

Megjithatë, ndeshja u mbyll pa fitues.

Me këtë barazim Chelsea pozicionohen në vendin e nëntë me 30 pikë, kurse Fulham kanë 32 në vendin e gjashtë./Lajmi.net/