Chelsea transferon talentin Manea

Chelsea ka arritur marrëveshje me klubin rumun, Vittorul Constanta, për transferimin e mbrojtësit të talentuar, Cristian Manea, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

05/03/2015 15:00

Chelsea ka siguruar shërbimet e talentit Cristian Manea, mbrojtës i djathtë rumun, anëtar i skuadrës Viitorul Constanta, pronë e Gheorghe Hagit, ka bërë të ditur eksperti i tregut të futbollistëve, Gianluca di Marzio.

Blues kanë bërë një investim të rëndësishëm për një talent për të cilin do të flitet së shpejti.

Manea është futbollisti më i ri që debutoi në Kombëtaren e Rumanisë, ndërsa e ardhmja e tij do të jetë në Stamford Bridge.