Chelsea transferon Hazard vetëm nëse Real Madrid zbret çmimin e kërkuar

Chelsea është i interesuar për të rikthyer në skuadër sulmuesin Eden Hazard, por vetëm nëse Real Madrid zbret çmimin e kërkuar.

Sport

20/01/2022 11:10

Pavarësisht që belgu ishte yll botëror në “Stamford Bridge”, koha te “Los Blancos” nuk ka qenë fare e duhur, pasi mori lëndime të shpeshta dhe humbi formën e mëhershme, transmeton lajmi.net.

31-vjeçari ka qenë titullar gjashtë herë këtë edicion dhe tetë herë si inkuadrues këtë edicion, derisa Reali është i hapur për shitjen në rast që ofrohet çmimi i duhur.

Është raportuar më herët që Newcastle United kishte ofruar 40 milionë euro, por që u refuzua nga Reali.

Sipas El Nacional, Chelsa do provojë transferimin e Hazard, por nuk do provojë të paguajë mbi 21 milionë funte.

Hazard raportohet se dëshiron qëndrimin te Real Madrid deri në verë dhe pastaj do vlerësojë ofertat./Lajmi.net/