Chelsea synon Benatian

Chelsea përgatit një përforcim të madh. Jose Mourinho është i gatshëm të paguajë 30 milionë funte për transferimin e qendërmbrojtësit të Romës, Mehdi Benatia.

Sport

12/08/2014 11:49

Chelsea synon të mposht interesimin nga Manchester United për të transferuar qendërmbrojtësin e Romës, Mehdi Benatia në marrëveshje me vlerë prej 30 milionë funte.

Jose Mourinho insistoi muajin e kaluar se nuk është i interesuar për përforcime të tjera, por së fundmi është spekuluar me angazhimin e një qendërmbrojtësi.

“Daily Star” raporton se Chelsea synon të transferojë yllin maroken Benatia në mega-marrëveshje me vlerë prej 30 milionë funte.

Manchester United po ashtu ka shprehur interesim për 27-vjeçarin mirëpo Chelsea tani duket më afër tij.

Sipas njoftimeve, Mourinho dëshiron ta ketë Benatian në dispozicion në ditët e ardhshme në mënyrë që ai të regjistrohet për ndeshjen e xhiros së parë në Premierligë kundër Burnleyt të hënën.