Chelsea s’ka të ndalur, transferon yllin e Arsenalit (FOTO)
Alex Oxlade-Chamberlain mund të transferohet në Chelsea.
Merkato
Chelsea është i interesuar për transferimin e një përforcimi nga rivali i Premierligës, Arsenal.
Vetëm disa ditë pas kompletimit të transferimit të Alvaro Moratas nga Real Madrid, “Blues” kërkojnë një blerje të re.
“The Sun” shkruan se kampioni i Premierligës është në bisedime për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, përcjell “lajmi.net”.
Reprezentuesi anglez është i gatshëm të largohet nga Emirates Stadium ku nuk ka hapësirë të mjaftueshme për lojë në skuadrën e menaxherit, Arsene Wenger. /Lajmi.net/