‘Chelsea, si Real Madridi’

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka lavdëruar skuadrën e Chelseas duke thënë se është e fortë dhe në një nivel të njëjtë me skuadrën e Real Madridit.

Sport

01/01/2015 23:36

Pochettino ka thënë se Chelsea është njëra ndër skuadrat më të forta në botë, dhe është në nivelin e njëjtë me skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti, Real Madridin.

“Gjëja më e rëndësishme për ditën e sotme është që të uroj lojtarët e mi për lojën e shkëlqyer dhe të mos harrojë tifozët që ishin spektakolar”.

“Ne ishim më të mirë se Chelsea dhe kjo ka rëndësi shumë për mua. Ata janë në mesin e skuadrave më të mirë në botë, ata janë në nivelin e Real Madridit”, përfundoi Pochettino.