Chelsea shpreson të mbledhë mbi 500 milionë euro, pas shpenzimeve marramendëse
Chelsea po kërkon të mbledhë më shumë se 500 milionë euro nga institucionet financiare amerikane. Skuadra angleze kërkon të marr një huazim – diçka që klubet e tjera të Premier League kanë bërë vitet e fundit. Sipas, The Sun, kjo vejnë pas shpenzimeve të mëdha nga pronari, Todd Boehly. Amerikani ka shpenzuar një miliardë funte…

Sport
Chelsea po kërkon të mbledhë më shumë se 500 milionë euro nga institucionet financiare amerikane.
Skuadra angleze kërkon të marr një huazim – diçka që klubet e tjera të Premier League kanë bërë vitet e fundit.
Sipas, The Sun, kjo vejnë pas shpenzimeve të mëdha nga pronari, Todd Boehly.
Amerikani ka shpenzuar një miliardë funte në tre dritaret e fundit të transferimeve.
Megjithatë, niveli i lartë i shpenzimeve nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar Chelsean në fushë.
Menaxherët Thomas Tuchel, Graham Potter dhe Frank Lampard u larguan në rrethana të vështira sezonin e kaluar.
Derisa, Mauricio Pochettino ka marrë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e para të Premier Leagues./Lajmi.net/