Chelsea shkatërron Swansean (Video)

Chelsea ka shënuar fitore në udhëtim te skuadra e Swanseas me rezultat të lartë prej 5-0 duke forcuar kështu kreun në tabelën e klasifikimit të Premier Ligës.

Sport

17/01/2015 17:51

Ndeshja përfundoi që në pjesën e parë, pasi Chelsea arriti të shënojë plotë katër gola, duke përfunduar kështu dilemën e fituesit.

Autorët e golave të shënuar në këtë pjesë ishin Oscar 1’ 36’ dhe Diego Costa 20’ 34’. Pjesa e dytë ishte më e butë. Andre Schurrle shënoi një tjetër gol në minutën e 79’ duke përfunduar kështu dilemën e fituesit të këtij takimi.

Me këtë fitore, Chelsea është në kuotën e 52 pikëve në vendin e parë të Premier Ligës, pesë më shumë se City që ka një ndeshje më pak.

Video