Chelsea shikon Luis Enrique si zëvendësues të Potter

Luis Enrique mund të marrë drejtim e Chelsea. Graham Potter ka marrë drejtimin e ‘Bluve të Londrës’ vetëm në shtator të vitit të kaluar, por e ardhmja e tij në klub nuk është e sigurt. Ai po ngec me rezultate, edhe pse londinezët kanë blerë shumë përforcime gjatë verës dhe dimrit. Nëse gjërat në ‘Stamford…

Sport

05/02/2023 18:42

Luis Enrique mund të marrë drejtim e Chelsea.

Graham Potter ka marrë drejtimin e ‘Bluve të Londrës’ vetëm në shtator të vitit të kaluar, por e ardhmja e tij në klub nuk është e sigurt.

Ai po ngec me rezultate, edhe pse londinezët kanë blerë shumë përforcime gjatë verës dhe dimrit.

Nëse gjërat në ‘Stamford Bridge’ nuk përmirësohen, atëherë ata do të jenë të detyruar të ndajnë rrugët me anglezin.

Sipas raportimit të ‘Fichajes’, Chelsea është e hapur për të punësuar Luis Enrique si trajner nëse zgjedh të zëvendësojë Graham Potter.

Kujtojmë që Enrique është i papunë, pasi u shkarkua nga kombëtarja e Spanjës.

Mbetet të shihet nëse spanjolli do drejtojë ekipin nga Londra./Lajmi.net/