Chelsea shet Schurrlen

Chelsea ka arritur marrëveshje me Wolfsburgun, për transferimin e sulmuesit Andre Schurrle te klubi gjerman, për 27 milionë euro.

Sport

29/01/2015 19:42

Andre Schurrle është përshëndetur me Chelsean.

Sulmuesi gjerman është larguar nga gjiganti londinez duke vazhduar karrierën në Bundesligë, tek Wolfsburg, në transferim me vlerë prej 27 milionë euro, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”.

Schurrle do të largohet nga Chelsea për t’i lënë vend yllit të Fiorentinës, Juan Cuadrado.

Reprezentuesi gjerman gjatë ditës së premte pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Wolfsburgun.

Ai rikthehet në Bundesligë ku më parë ishte paraqitur me sukses në Bayer Leverkusen.