Chelsea rrëzon Arsenalin
Chelsea eliminoi Arsenalin nga rrethi i katërt i Capital One Cup duke e mposhtur si mysafir me rezultat 2-0. Skuadra e menaxherit Jose Mourinho triumfoi në Emirates Stadium në një duel ku si portugezi ashtu edhe homologu i tij Arsene Wenger pushuan shumë prej futbollistëve titullarë. Por, ‘bankina’ e Mourinhos konfirmoi kualitetet superiore dhe me…

Sport
Chelsea eliminoi Arsenalin nga rrethi i katërt i Capital One Cup duke e mposhtur si mysafir me rezultat 2-0. Skuadra e menaxherit Jose Mourinho triumfoi në Emirates Stadium në një duel ku si portugezi ashtu edhe homologu i tij Arsene Wenger pushuan shumë prej futbollistëve titullarë.
Por, ‘bankina’ e Mourinhos konfirmoi kualitetet superiore dhe me plot meritë e fitoi ballafaqimin. Mbrojtësi Cesar Azpilicueta shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen e Arsenalit dhe shënoi për epërsinë e Chelseas pas 25 minutash lojë.
Kurse, i shumëpërfoluri Juan Mata e dyfishoi avantazhin e mysafirëve me një gol të bukur në minutën e 66-të. Wenger gjatë pjesës së dytë inkuadroi në lojën përforcimin Mesut Ozil dhe sulmuesin kryesor Olivier Giroud por ata nuk i kryen punë.
Për ta kompletuar një mbrëmje të mjerueshme për Wengerin u përkujdesën tifozët e skuadrës mysafire që brohoritën: “Wenger, ne duam që ti të mbetesh”.
Chelsea u kualifikua për në çerekfinale të Capital One Cup, duke konfirmuar formën e shkëlqyeshme në periudhën e fundit, përfshirë fitoren në fundjavë ndaj Manchester Cityt në Premierligë.