Chelsea rikuperon Hazardin
Eden Hazard është shëndosh e mirë dhe do t’i ndihmojë Chelseas në ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Chelsea ka rikuperuar futbollistin e saj më të mirë. Eden Hazard do të jetë i gatshëm për lojë në ndeshjen e kthimit kundër Atletico Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën.
Së bashku me Hazardin, Willian, Oscar dhe njëri mes Fernando Torres e Samuel Eto’o do të kompletojnë repartin e avancuar të gjigantit londinez që kërkon zhbllokimin e rezultatit 0:0 nga dueli i parë, për të siguruar kualifikimin për në finalen e madhe në Lisbonë.
Hazard mungoi në ndeshjen e parë por sipas AS, do të rikthehet në formacionin bazë për ndeshjen e kthimitn ë Stamford Bridge.
Por, Chelsea do të luajë pa John Terryn e Petr Cechun e lënduar, kurse Frank Lampard dhe John Obi Mikel do të mungojnë për shkak të suspendimit.