Chelsea, rikthim special
Chelsea bëri rikthim sensacional duke fituar ndaj Cardiff Cityt me rezultat 4-1, por vetëm pasi ishte në disavantazh për më tepër se gjysmë ore lojë. Gjiganti londinez shënoi fitoren e pesë pas tetë xhirosh në Premierligë dhe u ngjit në pozitën e dytë. Jordon Mutch befasoi të gjithë në Stamford Bridge kur kaloi Cardiffin në…

Sport
Chelsea bëri rikthim sensacional duke fituar ndaj Cardiff Cityt me rezultat 4-1, por vetëm pasi ishte në disavantazh për më tepër se gjysmë ore lojë.
Gjiganti londinez shënoi fitoren e pesë pas tetë xhirosh në Premierligë dhe u ngjit në pozitën e dytë. Jordon Mutch befasoi të gjithë në Stamford Bridge kur kaloi Cardiffin në epërsi pas dhjetë minutash lojë. Kurse, Chelsea u kundërpërgjigj nëpërmjet Eden Hazardit i cili realizoi në minutën e 33-të.
Pjesa e parë u mbyll në barazim kurse kjo ndryshoi në minutën e 66-të kur sulmuesi Samuel Eto’o shënoi golin e tij të parë në fanellën e Chelseas.
Mesfushori Oscar e mbylli çështjen e fituesit duke realizuar në minutën e 78-të kurse Hazard shënoi një herë tjetër në minutën e 83-të për fitoren e thellë të ekipit të Jose Mourinhos, që shfrytëzoi barazimin e mëhershëm të Liverpoolit duke u ngjitur në pozitën e dytë, edhe pse me pikë të barabarta me Reds, por dy më pak se lideri Arsenal që kryeson me 19.