Chelsea prinë garës për Reus

Mediat angleze kanë filluar të raportojnë se skuadra e Chelseas është duke i prirë garës, për të siguruar shërbimet e mesfushorit gjerman, Marco Reus.

Sport

07/12/2014 09:39

The People raporton se Chelsea ka qenë duke punuar për një kohë të gjatë prapa skenës, për të vënë vetën si favorit për të siguruar shërbimet e Reusit.

Gjermani do të largohet nga Dortmundi në janar, ndërsa ajo që është në dyshim, është skuadra e tij e ardhshme.

Reus do të ishte shumë i rëndësishëm për skuadrën e Chelseas, e cila pothuajse çdo herë po paraqitet me formacion të njëjtë.

Sidoqoftë, Chelsea ka shumë sfida para se të arrijë te nënshkrimi me Reusin, lojtar për të cilin në garë janë shumë skuadra të mëdha europiane.