Chelsea po fiton, përfundon pjesa e parë ndaj Real Madrid

Pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysëmfinale mes Chelsea dhe Real Madrid është mbyllur 1-0 në të mirë të 'Bluve' të Londrës.

Sport

05/05/2021 21:46

Edhe pse ‘Los Blancos’ e filluan më mirë ndeshjen, Chelsea gjeti golin e vetëm në këtë ndeshje deri tani.

Timo Werner shënojë gol në minutën e 28-të, për të hapur kësisoj llogarinë e golave në këtë ndeshje, raporton lajmi.net.

Benzema rrezikoi disa herë portën e Mendyt, mirëpo ky i fundit u tregua shumë i suksesshëm.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes është 2-1, që do të thotë se aktualisht Chelsea është në finale./Lajmi.net/