Chelsea përgatit listën për të ‘bombarduar’ në tregun e transferimeve

Fishkëllima e fundit në ndeshjen që Chelsea luajti baras 0-0 me Southampton, i ka bërë të qartë trajnerit Maurizio Sarri se një sulmues duhet transferuar në janar.

Sport

03/01/2019 18:37

‘Blutë’ edhe pse ishin favoritë në shtëpi para tifozëve të tyre, nuk arritën të marrin më shumë se një barazim me Southamtpon.

Kjo ndeshje, i ka shërbyer trajnerit Sarrit për të kuptuar përfundimisht se duhet intervenuar në afatin kalimtar të janarit.

Mediet në Angli tashmë kanë publikuar një listë me katër emra që po monitorohen nga Chelsea, përcjell ‘lajmi.net’.

I pari në këtë listë është Gonzalo Higuain, i cili po paraqitet te Milan, ku është huazuar nga Juventus.

Marko Arnautoviç i West Ham United, Callum Wilson i Bournemouth dhe Jamie Vardy i Leicester Cityt, përbëjnë listën e lojtarëve që po kërkohen nga Chelsea./Lajmi.net/