Chelsea ofron 40 milionë për Diego Costan

Diego Costa pritet të largohet nga Atletico Madridi gjatë verës. Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle e ka arritur kulmin e karrierës këtë sezon, duke shkëlqyer në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve. Për këtë, gjigantët evropianë ia kanë vënë syrin sulmuesit. Sipas tabloidit britanik Daily Express, Chelsea është ekipi më i interesuar për Costan.…

Sport

06/04/2014 12:45

Diego Costa pritet të largohet nga Atletico Madridi gjatë verës. Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle e ka arritur kulmin e karrierës këtë sezon, duke shkëlqyer në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Për këtë, gjigantët evropianë ia kanë vënë syrin sulmuesit. Sipas tabloidit britanik Daily Express, Chelsea është ekipi më i interesuar për Costan.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, klubi londinez i ka nisur bisedumet me një ofertë fillestare prej 35 milionë funtesh (afro 40 milionë euro).

Mirëpo, ‘Los Colchoneros’ sigurisht do të kërkojnë më shumë para për yllin e tyre, me të cilin sivjet mund ta fitojnë titullin e La Ligas, por kanë gjasa të shkojnë edhe në gjysmëfinale të Championsit.