Chelsea nuk konsideron shitjen e Pulisic te Liverpool

Chelsea nuk është aspak i interesuar për të transferuar sulmuesin Christian Pulisic te Liverpool.

Sport

25/11/2021 22:01

Ish ylli i Borussia Dortmund ka pasur probleme me lëndime që prej kalimit te “Stamford Bridge”, por gjithashtu ka dëhstuar të jetë pjesë e planeve të Thomas Tuchel edhe kur ishte në formë, transmeton lajmi.net.

Shkaku që nuk është titullar i padiskutueshëm, Pulisic ka qenë i lidhur me largimin nga Chelsea, me Barcelonën dhe Liverpoolin shumë të interesuar.

Sidoqoftë, El Nacional, raporton se Chelsea nuk konsideron shitjen te rivali direkt, andaj preferon ta lejojë t’i bashkohet Barcelonës.

Blaugranasit kanë probleme të mëdha financiare, që nuk lejon të shpenzojnë shumë, me Chelsean që kërkon 50 milionë euro.

Pulisic ka zhvilluar 115 minuta në Premierligë këtë sezon, duke shënuar dy herë. 23-vjeçari në total ka shënuar 19 gola dhe dhuruar 14 asistime në 83 ndeshje për kampionin e Evropës dhe ka kontratë deri në vitin 2024./Lajmi.net/