Chelsea në ‘pole position’ për mesfushorin e Brightonit

Skuadra e Chelseat është shumë afër transferimit të mesfushorit të Brighton, Moises Caicedo. Mediat e huaja raportojnë se Blutë e Londrës tashmë janë favorit për të nënshkruar me lojtarin, shkruan Lajmi.net Caicedo është duke u kërkuar edhe nga klubet tjera, përfshi këtu: Bayern Munich dhe Arsenalin. Nuk dihet ende se cila do të jetë shifra…

Sport

15/06/2023 22:28

Skuadra e Chelseat është shumë afër transferimit të mesfushorit të Brighton, Moises Caicedo.

Mediat e huaja raportojnë se Blutë e Londrës tashmë janë favorit për të nënshkruar me lojtarin, shkruan Lajmi.net

Caicedo është duke u kërkuar edhe nga klubet tjera, përfshi këtu: Bayern Munich dhe Arsenalin.

Nuk dihet ende se cila do të jetë shifra e ofruar nga Chelsea, por flitet se Brighton kërkon plotë 120 milionë euro për mesfushorin.

Kujtojmë që gjatë afatit të janarit, Chelsea transferoi një mesfushor me çmim të lartë, 120 milionë euro – pra Enzo Fernandez./Lajmi.net/