Chelsea në epërsi

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone thotë se Chelsea është në epërsi pas barazimit pa gola në Vicente Calderon në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

23/04/2014 00:42

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se Chelsea është në avantazh pas barazimit 0:0 në Vicente Calderon në ndeshjen e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Simeones luajti më mirë por nuk arriti të thyejë mbrojtjen e ngjeshur të mysafirëve që i rezistuan sulmeve dhe dolën të pamposhtur.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ku askush nuk arriti të krijonte epërsinë”, deklaroi Simeone pas ndeshjes.

“Ne nuk arritëm ta gjejmë golin që do të na e fitonte ndeshjen. Ishte një ndeshje mes dy skuadrave që luftojnë për të shkuar në finale. Ata e kanë avantazhin me këtë barazim, por kushdo që fiton në ndeshjen e kthimit do të shkojë në finale”, u shpreh ai.