Chelsea në çerekfinale, “thyhet muri i verdhë” i Dortmundit
Skuadra e Chelseat është kualifikuar në raundin tjetër të UEFA Champions League pasi mposhti 2 me 0 kundërshtarët nga Gjermania, Borussia Dortmund. Blutë e Londrës shënuan nga një gol në secilën pjesë të lojës. Fillimisht golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anglez, Raheem Sterling në minutën e 43’të, shkruan Lajmi.net Në pjesën…
Sport
Skuadra e Chelseat është kualifikuar në raundin tjetër të UEFA Champions League pasi mposhti 2 me 0 kundërshtarët nga Gjermania, Borussia Dortmund.
Blutë e Londrës shënuan nga një gol në secilën pjesë të lojës. Fillimisht golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi anglez, Raheem Sterling në minutën e 43’të, shkruan Lajmi.net
Në pjesën e dytë, ekipi i Graham Potter fitoi një penallti, kurse në gol pas tentimit të dytë e realizoi sulmuesi gjerman, Kai Havertz në minutën e 53’të.
Kujtojmë që ndeshja e parë në ‘Iduna Park’ ishte mbyllur me rezultatin minimal 1 me 0 në të mirë të ekipit të Dortmund (2-1 rezultati i përgjithshëm).
Chelsea bëhet ekipi i dytë që shkon në çerekfinale, pas skaudrës nga Portugalia, Benfica – e cila eliminoi Club Brugge./Lajmi.net/
???? | ??????? 2-0 ???????? (???????) pic.twitter.com/1yshvlkjpZ
— EuroFoot (@eurofootcom) March 7, 2023