Chelsea në alarm, Leverkusen e pranon se Havertz mund të largohet

Kai Havertz mund të largohet nga Bayer Leverkusen për t’iu bashkuar Chelsea këtë verë si pjesë e një marrëveshje me klubin e Bundesligës, ka pranuar drejtori sportiv, Rudi Voller.

Sport

04/07/2020 09:38

21 vjeçari i cili ka shënuar 15 gola dhe ka bërë tetë asistime këtë sezon, duket se do të largohet nga klubi ku ka kaluar katër vitet e para të karrierës së tij profesionale.

“Ne kemi një marrëveshje, nëse përshtatet, ai mund të shkojë këtë verë”, ka deklaruar Voller për Bild, përcjell lajmi.net.

“Deri tani, ai është një lojtar i yni. Ne kemi idetë tona, e dimë se çfarë mund të bëj ai. Unë personalisht shpresoj që ai të qëndrojë edhe një vit”.

“Sigurisht, ju nuk mund të detyroni askënd. Havertz e di se çfarë u detyrohet kolegëve të tij, tifozëve dhe klubit”./Lajmi.net/