Chelsea mund t’i shesë dy yje

Në rast se eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe nuk e fiton titullin e kampionit në Premierligë, Chelsea e ka në plan një revolucion të vërtetë. Dy futbollistët që mund të sakrifikohen janë në fakt yje të gjigantit anglez. Bëhet fjalë për mesfushorët Eden Hazard dhe Oscar, të cilët mund të largohen, pasi Blues mendojnë…

Sport

04/04/2014 22:59

Në rast se eliminohet nga Liga e Kampionëve dhe nuk e fiton titullin e kampionit në Premierligë, Chelsea e ka në plan një revolucion të vërtetë.

Dy futbollistët që mund të sakrifikohen janë në fakt yje të gjigantit anglez. Bëhet fjalë për mesfushorët Eden Hazard dhe Oscar, të cilët mund të largohen, pasi Blues mendojnë ta ndërtojnë një skuadër të re.

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, belgu 23 vjeçar vlerësohet 45 milionë euro, ndërsa mesfushori brazilian kushton 35 milionë.

Prandaj, klubi nga Stamford Bridge do ta mbushte kasën me 80 milionë euro, të cilat mund t’i shërbejnë për blerjen e disa futbollistëve gjatë verës së ardhshme.