Chelsea mposht me vështirësi Watfordin, ruan kreun e tabelës

"The Blues" kanë marrë sonte një fitore shumë të rëndësishme.

Sport

01/12/2021 23:02

Skuadra e Chelseas ka marrë një fitore të madhe sonte, duke mposhtur Watfordin me rezultat 1-2, shkruan lajmi.net.

Ndeshja u ndërpre për rreth 30 minuta, pasi një tifoz i ekipit vendas pësoi atak kardiak.

Pas rifillimit të ndeshjes, mysafirët gjetën golin e epërsisë me Mason Mount në min e 29′.

Megjithatë, Dennis barazoi rezultatin në min 43′ për ti dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barbartë.

Në pjesën e dytë mysafirët ishin edhe më të rrezikshëm në kërkim të golave.

Pas shumë përpjekjesh, ishte Hakim Ziyech që gjeti rrjetën në min e 73′ dhe i dha ekipit të tij një fitore shumë të rëndësishme.

Chelsea tani ka 33 pikë në vendin e parë, kurse Watfordi mbetet në pozitën e 17-të me 13 pikë. /Lajmi.net/