Chelsea merr kreun në Premierligë

Chelsea mposhti Stoke Cityn me rezultat bindës 3:0 dhe mori kryesimin në Premierligë. Skuadra e Jose Mourinhos u këndell pas humbjes 3:1 nga Paris Saint-Germain në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe shënoi fitore të rëndësishme që e rikthen në garë për titull në Premierligë. Mohamed Salah e kaloi Chelsean në epërsi pas…

Sport

05/04/2014 19:22

Chelsea mposhti Stoke Cityn me rezultat bindës 3:0 dhe mori kryesimin në Premierligë.

Skuadra e Jose Mourinhos u këndell pas humbjes 3:1 nga Paris Saint-Germain në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe shënoi fitore të rëndësishme që e rikthen në garë për titull në Premierligë.

Mohamed Salah e kaloi Chelsean në epërsi pas pak më tepër se gjysmë ore lojë.

Kurse, në minutën e 61-të, goditjen e Frank Lampard nga penalltia e devijoi portieri Asmir Begovic, mirëpo mesfushori anglez shënoi nga topi i kthyer.

Kurse, në minutën e 72-të, Willian e vulosi fitoren e Chelseas dhe rikthimin në krye të tabelës me 72 pikë, një më tepër se Liverpool që viziton West Hamin të dielën.