Chelsea, mega-ofertë për Pogban

Chelsea është e gatshme t’i ofrojë Paul Pogbas kontratë prej mbi 12 milionë euro në vit, në mënyrë që ai të transferohet në Stamford Bridge. Por, Juventus nuk do të lejojë lehtë shitjen e tij.

Sport

27/06/2014 15:57

Chelsea është e gatshme të bëjë një çmenduri për të transferuar mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.

Pas Cesc Fabregasit, Blues janë të interesuar edhe për yllin e ri të Bianconerëve dhe sipas “Goal.com”, janë të gatshëm të ofrojnë një pagë rekorde, prej mbi 12 milionë euro në vit, në mënyrë që ai të bindet për t’u transferuar në Stamford Bridge.

Por, tentimi i ri nga Chelsea për transferimin e Pogbas do të jetë i vështirë për faktin se drejtuesit e Juventusit nuk kanë fare gatishmëri për shitjen e tij.

Sipas burimeve të afërta me kampionin e Italisë, gjiganti torinez kërkon 75 milionë euro për mesfushorin francez.