Chelsea me sulmues të ri

Jose Mourinho ka marrë dritën e gjelbër të transferojë një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të janarit për të ndihmuar kandidaturën e Chelseas për titullin e kampionit në Premierligë. Sipas Daily Mail, Mourinho është i pakënaqur që Fernando Torres dhe Samuel Eto’o janë realizuar vetëm nga një gol secili deri më tani gjatë këtij…

Sport

04/11/2013 12:43

Jose Mourinho ka marrë dritën e gjelbër të transferojë një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të janarit për të ndihmuar kandidaturën e Chelseas për titullin e kampionit në Premierligë.

Sipas Daily Mail, Mourinho është i pakënaqur që Fernando Torres dhe Samuel Eto’o janë realizuar vetëm nga një gol secili deri më tani gjatë këtij edicioni në Premierligë.

Demba Ba, sulmuesi i tretë, nuk ka shënuar në ligë prej kur ia solli gjigantit londinez fitoren ndaj WBA-së më 2 mars. Chelsea ka pesë pikë më pak se lideri Arsenal, pas humbjessë befasishme 2-0 në Neëcastle por Mourinho tashmë ka vendosur të bëjë ndryshimë në repartin sulmues.

Special One dëshiron të shtojë golat në skuadrën e tij, gjatë pjesës së dytë të sezonit dhe kërkimi për identifikimin e një golgeteri tashmë ka filluar.

Chelsea është duke hulumtuar tregun në Evropë që është mjaft i kufizuar pasi shumica e futbollistëve kualitativ nuk kanë të drejtë të paraqiten për një skuadër tjetër në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk e parandalon gjigantin londinez në gjetjen e një solucioni.