Chelsea më në fund me lajme të mira

Chelsea ka marrë lajme të mira, pasi talenti i tyre Callum Hudson-Odoi është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë.

Sport

20/08/2019 22:54

Ylli i Bluve ka qenë jashtë fushave që nga prilli pasi ai pësoi një dëmtim kundër Burnleyt.

Edhe pse vetëm 18-vjeç, ai duke se do rikthehet më shpejt se sa ishte menduar në fushën e lojës, transmeton lajmi.net.

Të martën pasdite, Chelsea ndau foto të anësorit në rrjetet sociale, duke sfiduar shokët e tij të skuadrës dhe duke luajtur me topin gjatë një seance stërvitore.

Klubi postoi tre foto në Twitter, ndërsa kjo gjë gëzoi jashtë mase tifozët blu. /Lajmi.net/