Chelsea – Leicester do jetë finalja e FA Cup, “Dhelprat” eliminojnë Southamptonin

Leicester City ka siguruar kualifikimin në finale të FA Cup, pasi mposhten Southamptonin në gjysmëfinale.

Sport

18/04/2021 21:23

Vendasit ishin dukshëm më të mirë qysh nga minuta e parë, por rezultati përfundimtar doli të jetë 1 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte goli i Kelechi Iheanacho që vulosi fitoren e Leicesterit dhe iu siguroi kualifikimin në finale.

Aty, Leicester do përballet me Chelsean, skuadër që dje eliminoi Manchester Cityn.

Finalja mes dy skuadrave do zhvillohet me 15 maj, me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/