Chelsea kërkon Rooneyn
Chelsea s’ka të ndalur dhe pas Cesc Fabregasit e Diego Costas, kërkon edhe transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Wayne Rooney.
Sport
Chelsea dëshiron të fitojë, me çdo kush.
Pas zyrtarizimit të transferimit të mesfushorit Cesc Fabregas nga Barcelona dhe ardhjes gati të konfirmuar të sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Costa, Blues janë të gatshëm të hidhen në sulm në kërkim të një tjetër ylli të madh.
Sipas portalit “Caughtoffside”, gjiganti londinez është i gatshëm të paguajë rreth 50 milionë euro për sulmuesin e Manchester Unitedit dhe Kombëtares angleze.
Sulmi ka qenë pika e dobët e Chelseas dhe menaxheri Jose Mourinho synon të sjell përforcime gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Pas Costas, ai dëshiron edhe golgeterin e Manchester Unitedit. Por, ardhja e tij nga Old Trafford do të jetë shumë e vështirë e realizueshme.