Chelsea kërkon Olingan

Skuadra e Chelseas është duke shikuar për një mundësi për të transferuar talentin e Malagas, Fabrice Olingan.

Sport

02/02/2015 15:07

Sipas të përditshmes angleze, Daily Mail, Jose Mourinho është duke shikuar që në radhët e veta të sjellë një talent të madh.

Bëhet fjalë për 18 vjeçarin e Malagas, Fabrice Olingan i cili është duke treguar performancë mjaft të mira me skuadrën spanjolle.

Olinga premton shumë për të ardhmen, teksa bashkëkombësi i tij, Samuel Eto’o i ka rekomanduar sulmuesit nga Kameruni që të transferohet te skuadra italiane, Sampdoria.